Kolonët izraelitë dogjën dhjetëra hektarë tokë bujqësore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë dogjën dhjetëra hektarë tokë bujqësore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze sulmuan banorët dhe dogjën tokat bujqësore, transmeton Anadolu.

Aktivisti palestinez Bashar al-Karyuti në deklaratën për AA tha se izraelitët, të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, dogjën tokat bujqësore palestineze në vendbanimin Libban al-Sharkiyya në veri të Bregut Perëndimor.

Ai tha se një grup kolonësh të paligjshëm hebrenj sulmuan banorët e qytetit. Al-Karyuti theksoi se izraelitët, të cilët uzurpuan tokat palestineze, shkatërruan tokat bujqësore. “Kolonët dogjën dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Nga zjarri u shkatërruan shumë pemë ulliri dhe produkte bujqësore”, tha ai.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë bastisën qytetet dhe qytezat ku jetojnë palestinezët në Bregun Perëndimor në orët e hershme të mëngjesit. Shumë palestinezë u arrestuan gjatë incidenteve ndërsa ushtarët izraelitë gjithashtu pronat palestineze.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 574 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.

MARKETING