(VIDEO) Atentat ndaj Trump, plumbi i shpon veshin, sulmuesi vritet pas disa sekondave

(VIDEO) Atentat ndaj Trump, plumbi i shpon veshin, sulmuesi vritet pas disa sekondave

Donald Trump është qëlluar dhe plagosur në një atentat në një tubim të fushatës, ku u vra një anëtar i audiencës dhe personi i armatosur. Ish-presidenti u largua me të shpejtë pasi mori një plumb në vesh në sulmin që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ish-presidenti po mbante një fjalim para mbështetësve në Butler, Pensilvani.

FBI e identifikoi sulmuesin si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks dhe Shërbimi Sekret tha se ai qëlloi “shumë të shtëna” nga një “pozicion i ngritur”. Crooks, i cili sipas të dhënave shtetërore ishte një republikan i regjistruar, u vra nga snajperët e policisë. Dy të tjerë gjithashtu u plagosën rëndë nga të shtënat, – të tre viktimat ishin meshkuj.

Trump, i cili u ul poshtë podiumit kur filluan të shtënat, tha se një plumb shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova si një fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva që plumbi po çante nëpër lëkurë”, tha ai në rrjetet sociale.

“Ka pasur shumë gjakderdhje, kështu që atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte.” “Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë organet e zbatimit të ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë”, shtoi Trump.

“Më e rëndësishmja, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit në miting që u vra, si dhe familjes së një personi tjetër që u plagos rëndë. “Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”.

Incidenti ndodhi teksa Trump ishte në skenë duke mbajtur një fjalim. Ai papritmas ra përtokë duke shtrënguar veshin e tij ndërsa një seri të shtënash u dëgjuan dhe njerëzit bërtisnin. Ai u rrethua nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe qëndroi poshtë për rreth një minutë ndërsa ata e mbronin atë.

Trump u ndihmua të ngrihej në këmbë me një vesh të gjakosur, pompoi grushtin në ajër dhe bërtiti “luftoni” përpara se të futej në një automjet.

Disa orë pas atentatit ndaj tij, Trump u fotografua duke dhënë një deklaratë të shkurtër teksa largohej nga avioni i tij në NewYork, New Jersey.

Presidenti Biden dënoi të shtënat dhe tha se “nuk kishte vend në Amerikë për këtë lloj dhune” .  “Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Biden, I cili më vonë foli në telefon me Trampin.

/SHENJA/

MARKETING