Zelensky për gafën e Bidenit, kur e quajti Putin: Ishte një gabim

Zelensky për gafën e Bidenit, kur e quajti Putin: Ishte një gabim

“Ishte një gabim,” u tha Zelensky gazetarëve pasi mbërriti sot në Irlandë. “Amerika u dha shumë mbështetje ukrainasve, ne mund të harrojmë disa gabime,” shtoi ai.

“Zonja dhe zotërinj, president Putin”, tha Biden javën e kaluar kur prezantoi Zelensky përpara se të fliste në një samit të NATO-s në Uashington.

Edhe pse 81-vjeçari Biden shpejt u korrigjua, një tjetër në serinë e tij të gafave nxiti më tej spekulimet rreth aftësisë së tij për postin përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. Dhjetra aleatë të Bidenit po i kërkojnë atij të japë dorëheqjen në favor të një kandidati më të ri.

Rivali i tij, sfiduesi republikan Donald Trump, nuk humbi kohë duke u tallur me gafën.

Në një takim me kryeministrin irlandez Simon Harris pas uljes në kontenë Clare, Zelensky falënderoi Irlandën “për pranimin e shumë refugjatëve ukrainas”.

Ju ishit me ne që në fillim të pushtimit rus.

“The Guardian” shkruan se Zelensky do të vizitojë Britaninë e Madhe javën e ardhshme për t’u bashkuar me kolegët e tij aleatë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Zelensky po kërkon mbështetje nga vendet perëndimore në mes të bombardimeve të ashpra ruse dhe ofensivës tokësore që ka shkaktuar kërdi në të gjithë vendin e tij dhe thuhet se ka shënuar periudhën më të përgjakshme të luftës.

 

MARKETING