BDI mbledh sonte të gjitha strukturat e partisë

BDI mbledh sonte të gjitha strukturat e partisë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot pasdite në Gostivar do të zhvillojë mbledhjen e përgjithshme të thirrur me kërkesë të kreut të integristëve, Ali Ahmeti. Sipas njoftimit në mbledhje do të marrin pjesë të gjithë organet partika, duke përfshirë, kryetarët, kryesitë dhe këshillat mbikëqyrëse. Ndërkohë nga degët do të marrin pjesë, kryetarët,  kryesitë, këshillat mbikëqyrëse dhe sekretariatet. Edhe Forumi rinon i BDI-së do të marrë pjesë, të cilan nga atje sqarojnë se janë, kryetari dhe kryesia e forumit rinor, kryesitë dhe këshillimi mbikëqyrëse të forumit rinor pranë këshillave vendor dhe të degëve.

Ndërkaq, nga niveli qendror do të marrin pjesë delegatët e kongresit, këshilli i përgjithshëm, këshilli kombëtar, këshilli mbikqyrës, komisioni zgjedhor partiak, kryesia e këshillit të përgjithshëm dhe sekretaritet.

MARKETING