REK “Bitola” punon me një bllok, instalacioni do të vendoset në rrjet gjatë ditës së sotme

REK “Bitola” punon me një bllok, instalacioni do të vendoset në rrjet gjatë ditës së sotme

Pas defektit të djeshëm në REK “Bitola” nga sistemi i EMV-së, gjatë natës dhe sot në mëngjes kombinati punon me një bllok, informojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

“Dje vonë pasdite u vendosë në funksion Blloku 1. Defekti i papritur i bllokut për shkak të ndërprerjes së energjisë, shkaktoi poblem në kaldajën e Bllokut 1 për shkak se kombinati gjatë ditës do të çkyçet nga rrjeti. Pritet sanimi i problemit të përfundojë deri të hënën, pas çka Blloku 1 sërissh do të vihet në funksion dhe REK “Bitola” të vazhdojë me punë me dy blloqe”, thonë nga atje.

Shtojnë se në rrjedhë janë operacionet në Bllokun 3 të cilat dje u ndërprenë për shkak të defektit të mbledhësit 110 kilovatësh të MEPSO-s.

“Kombinati do të vihet në rrjet gjatë ditës së sotme. Remonti në Bllokun 2 në REK “Bitola” po zhvillohet pa pengesa dhe në pajtim me dinamikën e paraparë”, informojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

MARKETING