Në muajin maj janë dhënë më pak leje për ndërtim

Në muajin maj janë dhënë më pak leje për ndërtim

Gjatë muajit maj të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.0 % më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 869 263 mijë denarë, që është për 10.5 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 133 (51.1 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 54 (20.8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 73 (28.1 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 260 objekte, te 141 (54.2 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 119 (45.8 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 424 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 36 052 m2.

MARKETING