(VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE akuzojnë njëra tjetrën për borxhet e shtetit

(VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE akuzojnë njëra tjetrën për borxhet e shtetit

Edhe  gjatë ditës sotme kanë vazhduar akuzat LSDM-VMRO- lidhur me kredinë që RMV-ja do të marrë nga Hungaria.  Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE po e vendos RMV-në në një peng afatgjatë politik dhe financiar të një vendi tjetër. “Kredia për të cilën Mickoski u dakordua me Orbanin nuk është as instrument financiar i favorshëm dhe as i nevojshëm. Është një vendim politik që është në interes të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

LSDM

“Me këtë kredi borxhi i shtetit do të shkojë mbi 65%, që është në kundërshtim me kriteret e Mastrit, por edhe me ligjin për buxhetet. VMRO-DPMNE, e cila çdo ditë e helmonte opinionin nga opozita se shteti ishte i tejmbushur me borxhe, tani po planifikon që me vetëm një vendim politik në interes të saj ta fusë vendin në borxhe të thella”.

Ndërkaq sipas VMRO-DPMNE-së qeveria e LSDM-së dhe BDI-së vitin e kaluar kanë siguruar një fletobligacion prej 500 milionë eurosh me kamatë prej 7%. Paratë e ofruara nga Hungaria kanë një normë interesi prej 3.25% ose më shumë se gjysma më e vogël se ajo e ofruar nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së.

VMRO-DPMNE

“LSDM thotë se është e shqetësuar se borxhi publik do të rritet mbi 65 për qind. Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka më pak se një muaj që është në shërbim, që do të thotë se LSDM-ja ka pranuar publikisht se për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme dhe kriminale të Zaevit dhe neurokirurgut  Venko Filipçe, e kanë rritur borxhin në kufij të jashtëzakonshëm”.

Ditën e djeshme kryeministri Hristijan Mickoski njofti se është dakorduar me homologun e tij hungarez, Viktor Orban që ministritë e financave të të dy qeverive, të fillojnë një proces në të cilin qeveria hungareze do t’i japë qeverisë maqedonase një shumë prej 500 milionë eurosh me një normë interesi prej 3.25 %, një periudhë grejs trevjeçare dhe një periudhë shlyerjeje 12-vjeçare, e cila është gjithsej 15 vjet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING