(VIDEO) Qeveria me rekomandime për lirimin nga puna të disa kategorive të qytetarëve

(VIDEO) Qeveria me rekomandime për lirimin nga puna të disa kategorive të qytetarëve

Qeveria e RMV-së ka mriatuar masa dhe rekomandime për shkak të temperaturave të larta. Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare duhet të lirohen nga detyrat e punës në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte).Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, thuhet në njoftimin e tyre.

QEVERIA

Njëkohësisht në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që kopshtet të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00. Gjithashtu, Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë.

Duke pasur parasysh se prodhimi i rrezikshëm dhe proceset teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësit detyrohen të respektojnë rregulloret ligjore në këtë fushë”, thonë nga qeveria.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING