(VIDEO) Komuna e Çairit përkujton viktimat e “Masakrës së Srebenicës”

(VIDEO) Komuna e Çairit përkujton viktimat e “Masakrës së Srebenicës”

Komuna e Çairit dhe Komuniteti boshnjak sot kanë përkujtuar viktimat e masakrës së Srebenicës, ku 29 vite më parë, janë vrarë në mënyrën më mizore mbi 8300 civilë të pa mbrojtur. Para Memorialit të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në Parkun e Çairit, u bënë homazhe për viktimat, ndërsa nuk munguan as disa poezi kushtuar tyre, dhe më pas u shpalosen edhe disa piktura me domethënie për Srebenicës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili mabjti fjalim para të pranishmeve, tha se ky memorial është i vetmi i llojit të tij jashtë territorit të Bosnjes, dhe siç tha, i dedikohet qendresës epike të popullit boshnjak në përpjektet shekullore për egzistencë.

VISAR GANIU,KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

Kjo ditë në vete ka dhimbje të hatashme, por ka edhe mburje që ja kemi arritur të kemi një llojë të këtillë epitafi dhe vendi përkujtimor, ku ju komuniteti boshnjak bashkarishtë me ne, tani më katër vite me rradhë po përkujtojmë gjenocidin e Srebenicës, dhe përmes këtij epitafi, jo vetëm një herë në vit, por çdo ditë, çdo herë që të kalojmë pran këtij simboli do të përjetojmë një cop pozmozaiku të dhimbjes boshnjake dhe përpjekjes së tyre për të ecur në histori”.

Ganiu më tej tha viktimat e Srebenicës i kujtojnë të gjithë sëbashku me botën moderne dhe se siç tham këto plagë dhe dhimbje nuk do të harrohen kurrë.

Masakra e Srebenicës është përkujtuar edhe në shumë mënyra tjera, ndërsa kjo cilësohet si krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndyshe, në Korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING