(VIDEO) Universiteti Ballkanik përkujton grusht shtetin që ndodhi në Turqi, rreth 30 mijë anëtarë të FETO-s janë në Europë

(VIDEO) Universiteti Ballkanik përkujton grusht shtetin  që ndodhi në Turqi, rreth 30 mijë anëtarë të FETO-s janë në Europë

Për të përkujtuar ditën e grusht shtetit në Turqi e cila ndodhi më datën 15 korrik 2016, Universiteti Ballkanik ka organizuar një event ku ka biseduar rreth rëndësisë së kësaj dite. Pjesë e diskutimit ishte edhe dëmi që organizata Feto, e cila sic thuhet është shkak i 15 korrikut, po bënë në gjithë rajonet e ballkanit. Tema e zgjedhur për të bisdeduar rreth kësaj cështje ishte “Demokraci dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit”.

Prof. Dr. Suljeman Baki, theksoi se kjo organizatë terroriste ka sjellë dhe po vazhdon të sjellë dëme në të gjitha rajonet duke pasur të hapura ende institucione dhe shkolla, ku sipas tij, bëhet fjalë për 40 shkolla.

PROF.DR SULEJMAN BAKI, UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

“Përvec organizatës terroriste që ekzistonte para tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, në rajon janë edhe antarët e FETO-s që ikën në Evropë dhe në Ballkan pas përpjekjes së pabesë për grusht shteti. Vlersohet se numri i tyre është rreth 30 mijë. E trishtueshme është së vendet e Ballkanit, që janë mike, nuk e ndjejnë dhimbjen e Turqisë dhe vazhdojnë t’i presin këto tradhëtarë”.

Për të treguar mbështetjen e e Shqipërisë, pjesë e eventit ishte kryetari i Forumit të besimtarëve të Shqipërisë, Fisnik Kruja, i cili theksoi se gjithmonë do të jenë në krah të Turqisë duke e dënuar sulmin e datës së 15 korrikut.

FISNIK KRUJA, KRYETARI I FORUMIT MUSLIMAN TË SHQIPËRISË

“Ne shpresojmë që organizata gyleniste nuk do të vazhdojë të jetë armike e harruar dhe shqiptarët të refuzojnë fort ideologjinë e saj helumuese.”

Një analizë e bërë nga gjyqtarët ka sjellë në përfundim që grusht shteti i kësaj dite ka qenë  një sulm historik i shtetit, kështu ka sqaruar edhe antarë i gjykatës së apelit të Turqisë, Hamit Jelken.

HAMIT JELKEN, ANËTAR I GJYKËS SË APELIT TË TURQISË

“Gjykata kushtetuese jo vetëm që ka dhënë një arsyetim të fortë kushtetues, por edhe ka analizuar strukturën organizative ligjore të Feto-s dhe efeketet e saj shkatërruese në shoqërinë demokratike.”

Eventin e kësaj teme e përmbylli dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Ballkanik, Nikola Dacev, i cili përmendi disa cilësi që nevojiten në zhvillim e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

NIKOLA DACEV, UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR BALLKANIK

“Do të them se uniteti, harmonia dhe respekti janë ato që vlersohen dhe që nevojiten për zhvillimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit”.

I gjithë eventi u përmbyll me shpërndarjen e disa dhuratave nga rektori i Universitetit Ballkanik, Lutfi Sunar, si shenjë faleminderimi për pjesmarrjen në event.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING