(VIDEO) Shoferët e autobusëve: Na lënë të vozisim me autobusë të paservisuar!

(VIDEO) Shoferët e autobusëve: Na lënë të vozisim me autobusë të paservisuar!

Një ditë pas aksidentit të autobusit të Ndërmarrjes së Qarkullit Publik, sot ka reaguar vet shoferi i autobusit të Linjës 2. Na japin të vozisim autobusë me defekt, prandaj dje autobusi doli nga rruga dhe u përplas në rrethojën prej betoni afër QT “Mavrovka”. Kështu u shpreh shoferi Ferzi Arifi, në një konferencë për media para selisë së NQP “Shkup” të cilën e organizoi Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM). Në aksidentin e djeshëm, përveç shoferit Arifi, është lënduar edhe një grua.

Ndërkaq, kryetari i sindikatës Marjan Risteski, tha se fajtor për aksidentin është menaxhmenti i kompanisë, i cili nuk e kryen servisin e autobusëve, duke vënë në rrezik punëtorët dhe udhëtarët.

MARJAN RISTESKI, KRYETAR I ORGANITAVE SINDIKALISTE TËMAQEDONISË

Ngjarja ka ndodhur për shkak se timoni ka qenë me defekt, gjegjësisht është bllokuar në atë moment dhe falë qetësisë dhe përvojës së shoferit nuk ka ndodhur një aksident i madh. Ky autobus, ashtu si të tjerët, u raportua se ishte me defekt, por nuk servisohen. Imagjinoni, ky autobus ka shkuar në Vodno para disa ditësh”.

Kujtojmë se transporti publikë dhe ai privatë tani më ka disa vite që kanë paknaqësi. Transportuesit privatë në transportin publik të qytetit në Shkup theksojnë se NQP u ka borxh, gjegjësisht nga janari e tutje kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve që u detyrohen. Në shenjë proteste, këta fundit po qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit. Jo vetëm kjo, Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit të kaluar, më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin, gjë që atë kohë shkaktoi kaos në qytet. Mungesa e qarkullimit të autobusëve privat, po krijon kaos në qytet, ndërs qytetarët janë te detyruar të presin me orë të tëra në stacione në këto temperatura ekstreme të larta.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING