Mexhiti: Edhe pse funksioni nuk është i rregulluar me ligj, unë jam zëvendëskryeministër i parë

Mexhiti: Edhe pse funksioni nuk është i rregulluar me ligj, unë jam zëvendëskryeministër i parë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, sonte në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, e cila i referohet “marrëveshjes xhentëllmene” për postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, theksoi se është e vërtetë se kjo pozitë nuk është e rregulluar me ligj, siç nuk ka qenë as në të kaluarën, por është e rregulluar me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

“Ne kemi një marrëveshje. Unë jam zëvendëskryeministri i parë dhe këtë e ka shpjeguar edhe Kryeministri. Është e vërtetë që nuk është e rregulluar ligjërisht.

Mexhiti foli edhe për balancuesin ku tha se një angazhim i përbashkët rreth balancuesit, përveç përfaqësimit etnik, është që të ketë cilësi në përzgjedhje.

MARKETING