(VIDEO) Temperaturat e larta, qytetarët thonë se i zbatojnë rekomandimet e mjekëve

(VIDEO) Temperaturat e larta, qytetarët thonë se i zbatojnë rekomandimet e mjekëve

Temperaturat e larta ditëve të fundit kanë bërë që qyteti i Shkupit të jetë me pak lëvizje sidomos nëpër parqe. Qytetarët e intervistuar nga televizioni Shenja thanë se temperaturat e larta janë ashtu sic është edhe stina, me diell dhe me gjelbërim. Edhe pse temperatura të larta për ata më të moshuarit, kjo përsëri nuk i ndalon të bëjnë ecjen e tyre në orët e hershme të ditës, gjë që për ata është një terapi për shëndet.

QYTETAR

Vrësisht prej moshës një, varësisht prej ushqimit dy dhe e treta është ajo prej dëshirë. Shembull ja unë dhe vllau e tjerë, e nuk e ndjejmë aq shumë, kemi kujdes normal kemi kujdes. Jemi të kujdesshëm si në ushqim po edhe në pushim e tjerë e tjerë dhe deri tash nuk kemi pas problem dhe nuk besoj se do të kemi problem edhe më tutje”

QYTETAR

Këto temperatura janë të tepërta, mendojë shumë të larta prandaj cdonjëri duhet të ketë, sidomos ato që marrin terapi për shtypje dhe për zemër, duhet të jenë pak më të kujdesshëm. Më herët ja qe kemi dal pak më herët të pim nga një kafe edhe mandej në shtëpi me klim dhe ta kalojmë ditën si më mirë”

Ata u shprehën që kujdesi për shëndetin është mbi të gjitha ku jo rastësisht nga meteorologët thuhet që të kenë kujdes qytetarët. Ndërkaq disa të tjerë thanë që deri tani kanë mundur t’i përballen të nxehtit.

QYTETAR

Unë secilen ditë e kam nje far lëvizje të cilët së pari herë e bëjsha në luna park ku e kalojsha 10 kilometra me ecje sipas një terapie që e kam në zemër dhe domosdo që të eci edhe ktu tash e shoh se kur dal domethan ajrin e pastërt 2-3 orë boll e kam domethan një fuqi të fortë për te shtëpia që të jemi brenda”

QYTETAR

Po normal që mundemi me përballu se kjo është prej anës së Zotit nuk është prej njerit a po kupton. Mirë është mundemi me përballu qe dola me djalin e vogël pak, ashtu”

Ndërkaq me kohën e nxehtë fundjavat po kalohen edhe nëpër vende si Liqeni i Treskës ku këtë fundjavë është parë një frekuencë e madhe nga qytetarët. Edhe pse disa ditë më parë kishte reshje të shumtë të shiut këto ditë temperatura minimale arrin të ulët deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING