(VIDEO) Sela thotë se Taravari do të përfundojë nënkryetar i VMRO-së, Taravari i uron shëndet

(VIDEO) Sela thotë se Taravari do të përfundojë nënkryetar i VMRO-së, Taravari i uron shëndet

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka mbajtur Kuvendin Qendror të partisë sot në Shkup. Në mbledhje është zgjedhur kryesia qendrore e partisë ku, Ilire Dauti është zgjedhur sekretare e përgjithshme, Tiron Jajaga është zgjedhur sekretar organizativ i partisë, nënkryetar Elmi Aziri si dhe disa emra të tjerë.

I pyetur rreth vulave të partisë dhe dekleratave të Arben Taravarit rreth kësaj çështjeje, Zijadin Sela tha se Taravari do të përfundojë si nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

ZIJADIN SELA, KREU I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Zotri Taravari bënë mirë që të vazhdojë rrugëtimin ku ka nisë, ai herë thotë kam selinë, herë thotë kam kudi unë vulat. Dikur thoshte nuk e bëjnë partinë vulat dhe selitë e bënë populli e e humbi edhe antarsinë edhe popullin edhe gjithçka dhe i ngeli Mickoski, i ka ngel VMRO-ja. Dhe herë del me propozime që do të bëhet me VLEN-in, do bëhet VLEN-i një parti por siç duket do të përfundojë nënkryetar i VMRO-DPMNE-së”.

Taravari iu kundërpërgjigj Zijadin Selës, duke thënë se deklaratat e tij janë cenike dhe jo të denja për një ish bashkëpunëtor. Ai i uroi Selës shëndet.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Në rregull vendim i tyre ashtu e mendojnë. Unë vazhdoj të mendoj se janë një fraksion i vogël i ASH-së. Tashmë disa dhjetëra njerëz, shumica edhe përkrahës të Ziadinit që kanë qenë para zgjedhjeve tashmë janë bashkangjitur me të madhe Aleancës për Shqiptarët. Por, sidoqoftë s’dua ta kamentoj. Ju dëshiroj vetëm shëndet dhe të kenë sukses. Mendoj se është cinike, për një bashkëpunëtor që e ka pas 8-9 vite, jo korrekte. Por, sidoqoftë vetëm shëndet të ketë”.

Përçarjet në Aleancën për Shqiptarët filluan pasi Arben Taravari në rolin e kryetarit të partisë, vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare për në zgjedhjet parlamentare, ndërsa mbështetësit e Zijadin Selës planifikonin që partia të dalë e vetme në këto zgjedhje. Të dy krahët i quajnë jolegjitime vendimet e palëve respektive, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave, gjykata do të duhet të vendosë se kush do ta drejtojë Aleancën për Shqiptarët. /SHENJA/

 

MARKETING