Mickoski: Nesër në qeveri do diskutohet për rritjen e pensioneve

Mickoski: Nesër në qeveri do diskutohet për rritjen e pensioneve

Në seancën e nesërme të Qeverisë në rend dite do të jetë edhe rritja e pensioneve.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, në takim që ka patur me ministrin për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani dhe ministrin e Financave, Gordana Dimitrievska- Koçoska.
“Shteti duhet të kujdeset për të moshuarit. Në bashkëpunim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, me ministrin për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani me përkushtim punojmë që urgjentisht të gjejmë zgjidhje që do të sjellë pensione më të larta për mbi 300 mijë pensionistë. Nesër, pikërisht për këtë zgjidhe të rëndësishme që e premtuan në zgjedhje do të diskutohet në seancën e Qeverisë dhe me këtë tregojmë përkushtimin tonë që t’i arrijmë rezultatet dhe të punojmë me përkushtim për të gjithë”, njoftoi mes tjerash Mickoski,

MARKETING