(VIDEO) Bullgaria do të insistojë që KE të përfshijë një tekst për RMV-në: Nuk ka negociata pa bullgarët në kushtetutë

(VIDEO) Bullgaria do të insistojë që KE të përfshijë një tekst për RMV-në: Nuk ka negociata pa bullgarët në kushtetutë

Bullgaria insiston që Këshilli Evropian në miratimin e konkluzioneve të samitit dy ditor të liderëve të Bashkimit Evropian të përfshi teskt për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku kërkon siguri për respektimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, respektivishti siguri për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Gllavçev, gjatë samitit do ti bëjë thirrje vendit që të ndërmarrë hapat e konkluzioneve për përparim në rrugën drejt integrimit evropian.

Qeveria e Bullgarisë

Bullgaria do të insistojë që Këshilli Evropian në miratimin e konkluzioneve të takimit të përfshijë një tekst për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Dimitar Glavçev do të kërkojë nga Këshilli Evropian konfirmimin e konkluzioneve të datës 14 dhjetor 2023, si dhe konkluzionet e Këshillit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të 18 korrikut 2022 dhe për t’i bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrë hapat e përshkruar atje për të bërë përparim në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Sipas kryeministrit bullgar, është e rëndësishme të thkesohet se zbatimi i të gjitha angazhimeve, si dhe përparimi i të gjitha reformave që lidhen me BE-në, të mbeten vendimatare.

Kokluzionet e 14 dhjetorit të vitit të kaluar, konfirmimin e të cilave Gllavçev do ta kërkojë në Bruksel, janë nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në deklaratën e miratuar nga krerët e Unionit, në konsultim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera thuhet se BE-ja thekson nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës me Greqin dhe Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë.

Njoftimi për qëndrimin e Sofjes që kryeministri Gllavçev do ta përcjellë në samitin e Brukselit sot dhe nesër, vjen pas shkëmbimit të deklaratave në mes kreut të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micksoksi dhe një pjese të lidershipit dhe aktorëve kryesore politik në Bullgari në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING