(VIDEO) “Java Çame”, letër proteste ambasadës greke

(VIDEO) “Java Çame”, letër proteste ambasadës greke

Çamëria Çështje e Gjithë Shqiptaëve”, “Shkupi me Çamërinë”, “I Love Çamëria”, me këto mbishkrimet në pankartat e tyre, dhjetra qytetarë sot kanë protestuar para ambasadës Greke në Shkup. Afan Sherifi i cili edhe mbajti një fjalim tha se i kërkojnë Greqisë që shqiptarët nga Çamëria të rikthehen për ti vizituar shtëpitë dhe varret e të parave.

AFAN SHERIFI, PROTESTUES

Greqia ashtu siç i lelojë egejcit që janë përzërë gjatë luftës civile prej vitit 1947 deri në vitin 1949, për të vizituar shtëpitë dhe varret e të parëve, duhet ti lejojë edhe çamët. I bëjmë thirrje Komisionit Europian dhe Kuvendit Europian, ti bëjë thirrje Greqisë si antare e BE-së, që të ndalojë diskriminimin etnik dhe fetarë ndaj çamëve, të cilëve u mohohet çdo e drejtë njerëzore, deri në atë si turistë në Greqi”.

Në kuadër të “Javës Çame”, sot u organnizua edhe një marshë me mëtoçiklistë nga Tetova në Shkup.

Përndryshe, sot ka qen dita e fundit e këtij organizimi, ku për një javë ka pasur aktivitete të ndryshme. “Java Çame” është organizuar për të katërtin vit rradhazi nga shoqata kulturore “Vizion-M” dhe siç deklarojnë organizatorët do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme me aktivitete më të shumta.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING