Kasami: Nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë!

Kasami: Nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë!

Lideri i Besës dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami është deklaruar pas votimit të Qeverisë së re është shprehur se shqiptarët u çliruan nga regjimi, koha është të kalojmë në VEPRIM.
“Kuvendi sapo votoi anëtarët e Qeverisë së re, të cilën qytetarët e zgjodhën më 8 maj.
Tani nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë. Qytetarët presin jetë më të mirë, investime të cilat do të zhvillojnë ekonominë e do të ketë paga më të larta, investime infrastrukturore dhe të ardhme të sigurtë.
Ne kemi dëshmuar me sukseset tona, por tani me pushtetin qëndror ata do të jenë edhe më të mëdha.
Urime kabinetit të ri qeveritar. Urime kryeministrit të ri z. Hristijan Mickoski. Urime të gjithë qytetarëve e në veçanti shqiptarëve!
Shihemi në shënimin e sukseseve që na presin!”, ka shkruar Kasami.

MARKETING