(VIDEO) “Java Çame” sot është zhvendosur në Shqipëri, vizitohen varrezat çame

(VIDEO) “Java Çame” sot është zhvendosur në Shqipëri, vizitohen varrezat çame

Kanë vazhduar edhe sot aktivitetet në kuadër të “Javës Çame”, e organizuar nga shoqata kulturore “Vizion-M”.  Në kuadër të kësaj jave, në mënyrë të organizuar është bërë nisja për në Shqipëri, ku në Kllogjër do të vizitohen varrezat çame. “Java Çame”, e cila ka filluar nga dje, ku disa pjesë të Shkupit u zbukuruan  me banderola “I love Çamëria”, do të zgjasë 7 ditë. Ndërkohë janë paraparë një sërë aktivitetesh tjera. Siç njoftojnë organizatorët, në ditën e diel dhe të hënë do të mbahet një turnir i futbollit dhe basketbollit, ndërsa të martën,  do të bëhet prezantimi i  librit nga autorja Berna Turkdogan, e titulluar “Gjenocidi Çam”. Të mërkurën do të ketë një ekspozitë arti dhe vallëzime folklorike me motive çame dhe dita e fundit, pra të ejtën,  janë paraparë dy organizime, njëra është e  një marshi të organizuar  me motoçiklistë nga Tetova në Shkup dhe pastaj në orën 14 në formë proteste do të takohen para ambasadës greke në Shkup. Organizatorët presin këtë vit interesim më lartë, ndërkaq, ndërsa ky është viti i 4 radhazi që organizohet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING