(VIDEO) Debate të ashpra ndërmjet deputetëve nga kampet kundërshtare politike

(VIDEO) Debate të ashpra ndërmjet deputetëve nga kampet kundërshtare politike

Replika, kundër replika, akuza për njëri tjetrin, kështu sot ishte situata  në Kuvend, pasi  ka  filluar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.  Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili bënë  pjesë në  Frontit Europian, deklaroi se shteti po kthehet mbrapa, bazuar siç tha,  në tre dimensione,  prishjen e ekuilibrit ndëretnik, majorizimin ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, si dhe bllokimin e rrugës së anëtarësimit të vendit në BE. Në këtë kontekst, sipas tij VMRO-ja ka kërkuar një partner te shqiptarët për të përmbushur kauzën e saj. Ai tha se Fronti ka legjitimitetin e shqiptarëve, romëve, turqve dhe boshnjakëve, duke u bazuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Ndërsa përfaqësimi i VLEN-it në këtë qeveri sipas Rexhepit,  është i dobët, dhe me një zëvendëskryeministër që nuk mund ta mbrojë Marrëveshjen e Ohrit.

SKENDER REXHEPI-ZEJDI-KRYETAR I LËVZIJES POPULLI

“Duke ndjekur programin qeveritar ne pamë vetëm një gjë që shteti po kthehet mrapa. Këtë e them duke u bazuar në tre dimensione, e para është prishja e ekuilibrit ndëretnik, e dyta është majorizimi ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë, dhe e treta është bllokimi i rrugës së anëtarsimit të vendit në BE. Vmro-ja ka kërkuar një partner te shqiptarët që do t’i shërbejë kauzës së saj. Janë marrë vesh që VMRO-ja t’i bëjë PR-n e VLEN-it, u kanë ndihmuar që të marrin dhe vota. Më 8 maj Fronti Europian fitoi në 12 komuna, në krahasim me VLEN-in që fituan vetëm 6 komuna”.

Ndërkaq,  i mënjëhershëm ka qen reagimi i Halil Snopçes nga VLEN. Ai tha se BDI-ja duhet të  dhënë  përgjigje për disa çështje, përfshirë moslirimin e të burgosurve politikë dhe ligjin e 20 për qindëshit. Ai gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut ka qenë ndër vendet më të korruptuara, dhe me parametrat më të këqija demokratike gjatë qeversijes së BDI-së.

HALIL SNOPÇE,VLEN

“Po filisni në emër të personit që nuk ka përfaqësim të duhur, apo në emër të personit që kërkoi vetëm me 4 ministri dhe pa kryeparlamentar të futet nëQeveri, apo po flisni në bazë të atij që përkrahi ligjin e Artan Grubit për kazinot. Partnerët tuaj zoti Rexhepi duhet të japin përgjigje për shumë gjëra, pra BDI-ja duhet të japë përgjigje për shumë pse, pse gjatë periudhëq së qeverisjes 2020-24 nuk liruan asnjë të burgosur politik të vetmin që e liruat qe Nikolla Gruevski, pse e lanë ligjin e 20 për qindëshsit, historinë nuk e gjykojmë për punët që do të bëhen në të ardhmen”.

 

 

Nuk ka projekte të reja në programin e qeverisë së re, por projekte që duhet të përfundojnë. Kështu u shpreh gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, koordinatori i grupit parlamentare të LSDM-së, Oliver Spasovski. Ai tha se Programi i Qeverisë dhe konceptet e partive që janë pjesë e mazhorancës janë të ndryshme nga premtimet që u janë bërë qytetarëve dhe çështjet që janë hapur në të kaluarën në mënyrë manipulative dhe i janë imponuar opinionit nuk janë fare.

OLIVER SPASOVSKI,KORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTARE TË LSDM-së

“Nëse i shikoni deklaratat para zgjedhjeve, në të cilat deklaruat  se nuk do të përdorni emrin kushtetues ose se nuk do të përdorni mbiemrin, sot keni deklaruar se do ta bëni. A është ky koncepti i ri? Nëse është kështu, është e drejtë të thuhet para qytetarëve. Sepse është një gjë që qytetarët ta thonë edhe mandatin nëse duhet, le të ma marrin, nuk do ta përdor mbiemrin e emrit dhe ju sot po flisni këtu para Kuvendit të Maqedonisë si mandatar dhe paralajmëroni respketimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të emrit kushtetues të shtetit”.

Tani është koha që Maqedonia më në fund të bëhet shtet juridik në të cilin ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë. Kështu tha deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në fjalimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë në seancën për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme.

DRAGAN KOVAÇKI,DEPUTET I VMRO-DPMNE

“Për shtatë vitet e fundit kemi pasur një sistem të shkatërruar plotësisht, një ekonomi të rrënuar, qytetarë të varfër, krim dhe korrupsion. Besimi i qytetarëve nga një deri në dy për qind në organet e drejtësisë është në shkallë të gabimit statistikor dhe për këtë arsye marrim konfirmimin nga të gjitha hulumtimet dhe organizatat relevante ndërkombëtare të cilat në raportet e tyre kanë theksuar se Maqedonia është në regres në çdo fushë dhe tregoi qartë dhe pa mëdyshje se në Maqedoni ka një epidemi të korrupsionit”.

Ndryshe, sipas Rregullores së Kuvendit, seanca është paraparë të zgjasë maksimumi dy ditë, përkatësisht të përfundojë më së voni deri në mesnatën e nesërme. Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING