(VIDEO) Me mbi 20 tonë ujë intervenohet në zjarrin në rajonin e Kërçovës

(VIDEO) Me mbi 20 tonë ujë intervenohet në zjarrin në rajonin e Kërçovës

Helikopteri Bel-412 nga Departamenti i njësive të aviacionit të MPB-së, pas kërkesës së pranuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), sot ka vepruar në zjarrin në atarin e fshatit Cer, komunë e Kërçovës.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), helikopteri ka hedhur mbi 20 tonë ujë dhe ka ndalur degëzimin që afrohej të përfshijë pyje ahu.

MARKETING