(VIDEO) Vikendi i zgjatur, kolona të gjata drejt Greqisë

(VIDEO) Vikendi i zgjatur, kolona të gjata drejt Greqisë

Kolona automjetesh u krijuan që në orët e para të mëngjesit në vendkalimet kufitare drejt Greqisi. Vikendi i zgjatur dhe temperatuarat e larta bënë që qindra  qytetarë të drejtohen drejt fqiut lindor.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Ndërkaq, komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë dhe se në vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia, ka pritje deri në 45 minuta.

LIDHJA AUTO-MOTE E MAQEDONISË

“Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlija dhe Tabanoc ka rritje të komunikacionit për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30-40 minutat”.

Por një gjë e tillë vërehet më së miri edhe nga  kamerat  e drejtpërdrejta nga pikat kufitare, ku shifet se bllokimi më i madh është në Bogorodicë për në Greqi, ku pritja është më e gjatë. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ndërkohë, gjatë sezonit të verës, një ndër pikat kufitare më të frekuentura është edhe ai i Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovës, pasi me ardhjen e mërgimtarëve shtohet edhe fluksi i madh i qytetarëve, të cilët shfrytzojnë këtë kufi për të shkuar në Kosovë, Shqipëri dhe në Malin e Zi, edhe pse ky i fundit është premtuar disa herë se të bëhet një pikë e përbashkët me atë të Kosovës, por mungesa e realizimit të këtij premtimi shkakton kolona dhe pritje të gjata.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING