(VIDEO) Një 50-të vjeçar përfundon në spital pasi pickohet nga një gjarpër

(VIDEO) Një 50-të vjeçar përfundon në spital pasi pickohet nga një gjarpër

Regjistrohet rasti i parë nga pickimi i gjarpërit në urgjencën mjekësore në Shkup. Mjeku Dragan Panov nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Shkup, në një deklaratë për MIA ka sqaruar se bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-ave i cili banonte në Idrizovë, ndërsa raportimi për pickimin nga gjarpëri është bërë gjatë ditës së martë. “Me autoambulancë personi është transportuar për tretman në Klinikën Infektive në Shkup, ku është lënë për trajtim dhe vëzhgim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Në ndërkohë mjeku apelon qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve të tyre gjatë qëndrimit në natyrë dhe këshillon që të veshin rroba të përshtatshme për t’u mbrojtur nga gjarpërinjtë. Po ashtu,Panov thotë se edhe numri i intervenimeve emergjente mjekësore është rritur.

Rikujtojmë se gjatë ditëve të fundit vazhdimisht nga Qendra për Menaxhimin  e Krizave kanë informuar se ka pas raportime për praninë e gjarpërinjëve nëpër zonat e banuara. Ata I kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë verës të jenë të kujdesshëm për të qenë të mbrojtur nga gjarpërinjtë. Pasiqë siç kanë thënë ata nuk ka asnjë shërbim të specializuar për kapjen dhe largimin e gjarpërinjëve.  Shfaqja më e shpeshtë e gjarpërinjve  ka qenë në zonat e banuara. /SHENJA/

MARKETING