(VIDEO) Mickoski: Propozuam ligj që të mos rritet energjia elektrike

(VIDEO) Mickoski: Propozuam ligj që të mos rritet energjia elektrike

Mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvend propozim igj me të cilin siç thotë, do të ndërpritet rritja dramatike e energjisë elektrike. Siç bëri të ditur Mickoski, me këtë do të marrë fund periudha e rritjes dramatike të energjisë elektrike për amvisëritë. Mickoski tha se me ketë propozim që është dorëzuar, pas procedurës së shkurtuar, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për bllokun e parë dhe të dytë të konsumatorëve, ndërsa për bllokun e tretë dhe të katërt rritja do të jetë nga 1 në 2 për qind.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

Me këtë propozim ligj nuk do të lejohet ajo që u liferua si informacion në opinion se do të rritet në mënyrë dramatike çmimi i energjisë elektrike. Vlerësojmë se me këtë propozim Ligj për plotësimin e Ligjit për energjetikë me procedurë të shkurtuar qytetarët nuk do të marrin fatura më të larta për energjinë elektrike dhe po ashtu ata që hyjnë në bllokun e tretë dhe të katërtë rritja e energjisë elektrike të mos jetë më shumë se një apo dy për qind”.

Pas shpalljes publike për furnizues universal, Mickosko tha se marzha prej 11.5 ulet në 9.9 për qind. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë ndryshimet ligjore, sepse në këtë mënyrë sipas tij, do të parandalohet inflacioni.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING