Zyrtare/ ASH e Taravarit cakton kandidatët për zv/ministra

Zyrtare/ ASH e Taravarit cakton kandidatët për zv/ministra

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, sot më 19 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për Qeverisjen ardhshme dhe me unanimitet zgjodhi kandidatët për zv/Ministra në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti votoj Parlamenti i RMV-së, thuhet në komunikatën e ASH-së, krahu i Arben Taravarit.
“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv/Ministër të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti kandidat për zv/Ministër të Bujqësisë.
Gjatë diskutimit u theksua se të përzgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme në kuadër të VLEN do të reflektojnë ndryshimin e shumëpritur, do të jenë në më krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga evropiane e vendit dhe rritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve janë shtyllat bazë të qeverisjes së ardhshme”, thuhet në komunikatën e partisë së Arben Taravarit.

MARKETING