“Turp për ne..”/ Mesfushori i Kroacisë reagon pas barazimit nga Kuqezinjtë

Mesfushori i Kroacisë, Mario Pasalic foli së fundmi për mediat pas barazimit të Shqipërisë 2-2.
MARKETING
Gjatë intervistës ai ka uruar Shqipërinë dhe ka shprehur ndjenjë “turpi” për skuadrën e tij.
Mesfushori ka theksuar se loja e shqiptarëve ishte e fortë dhe ata nuk u ndalën në asnjë moment prandaj ia dolën. Kroacia me Shqipërinë luajtën sot me një rezultat barazim dhe kështu kombëtarja shqiptare ruajtën kualifikimin e tyre në Euro 2024.
“Fatkeqësisht humbëm 2 pikë. Ndeshja nuk nisi ashtu siç donim, kaluam në disavantazh menjëherë, por në pjesën e dytë me zëvendësimet u rikthyem në lojë. Urime Shqipërisë që nuk u ndal, turp për ne. Duhet ta pranojmë këtë barazim dhe të shikojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e fundit sepse kemi një shans ndaj Italisë”-deklaroi Pasalic./Super Sport