Gjermania shënon fitore ndaj Hungarisë

Gjermania shënon fitore ndaj Hungarisë

Gjermania, konfirmohet si skuadra më në formë deri tani e Euro 2024. Edhe në ndeshjen e dytë, “Panzerat”, nuk e kishin aspak të vështirë të mposhtnin ekipin hungarez. Një fitore 2-0, që e kualifikon praktikisht ekipin e Nagelsamann, që bëhet skuadra e pare që koleksionon dy fitore në grup dhe 6 pikë të plota, pas dy ndeshjve.
Gjermania realizoi nga një gol në çdo pjesë, kur në të parën ishte Musiala, që zhbllokoi shifra në minutën e 22-të, ndërsa në pjesën e dytë I dyfishoi shifrat Gundogan, në minutën e 67-të.
Dy fitore për gjermanët, që hedhin që tani kandidaturën si ekipi pretendent në këtë evropian.

MARKETING