(VIDEO) Ia thyen brinjët para urgjencës, prokuroria me padi ndaj pesë personave

(VIDEO) Ia thyen brinjët para urgjencës,  prokuroria me padi ndaj pesë personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për ndjekjen penale kundër pesë personave të dyshuar se së bashku kanë kryer veprën penale- “Dhunë” sipas nenit 386 të Kodi Penal. Siç njoftojnë nga Prokuroria, më 18 qershor, përballë Qendrës Emergjente në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, të dyshuarit në grup kanë kërcënuar  sigurinë dhe kanë rrahur brutalisht një person.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP

“Të dyshuarit kanë mbërritur edhe në oborrin e klinikës. Ata e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me shqelma dhe grushte në kokë dhe trup, por edhe me shufra metalike, shkopinj druri dhe sende të tjera. Goditjet i kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike – thyerje të kockës së hundës dhe brinjëve, si dhe kanë shkaktuar ndjenjën e rrezikut, pasigurisë dhe frikës tek pjesa tjetër e publikut”.

Viktima dhe familja e tij ishin  në pritje të ndihmës mjekësore për djalin e tyre në Qendrën Emergjente. Ndërsa e gjithë kjo ka ndodhur pas një përleshje fizike të mëparshme mes anëtarëve të dy familjeve në Zllokuqan.

Prokurori Publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të pesë të dyshuarit, për shkak se ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit mbi dëshmitarët dhe viktimat, por edhe përsëritja e aktit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING