(VIDEO) Fondi shëndetësor paditet nga një spital gjerman, nuk ia ka paguar mbi 400 mijë euro

(VIDEO) Fondi shëndetësor paditet nga një spital gjerman, nuk ia ka paguar mbi 400 mijë euro

Një spital gjerman e ka paditur Fondin Shëndetësorë, pasi nuk i ka paguar faturat prej mbi 400.000 euro. Raporti i fundit i Entit shtetëror për revizion tregon se për fatura jo të plota të paguara për trajtim jashtë vendit, një spital gjerman ka iniciuar 12 kërkesa juridike në Fond në vlerë të përgjithshme prej 433.777 euro, e cila në kundërvlerë në denarë arrin në mbi 26 milionë denarë.

ENTI SHTETËRORË PËR REVIZION

“Për disa nga proceset gjyqësore janë marrë vendime nga një gjykatë gjermane, pranë së cilës Fondi është përgjegjës për pagesën e shpenzimeve të trajtimit të personave të siguruar për të cilët është ngritur padia. Në përgjigje të padive të marra nga spitali i huaj, u kërkua dhe u mor raport dhe mendim nga një ekspert dhe mendim ligjor nga një zyrë avokatie”.

Në raportin e revizorëve sqarohet se në këtë mënyrë ka filluar  komunikimi me spitalin për të përcaktuar arsyet e padive dhe më shumë informacion  i është dorëzuar Qeverisë. Ndërsa shëndetësor ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës së huaj, duke qenë se Fondi, si i paditur, nuk është me seli në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, nga Revizioni informojnë se 340 padi janë ngritur  nga punonjësit e Fondit, me të cilat kërkohet pagesa totale prej 15.326 mijë denarë për pagesë të parakohshme të pagave për pushime për vitin 2019 dhe diferenca për vitin 2020 dhe 2021.

 ENTI SHTETËRORË PËR REVIZION

Gjatë vitit 2022, pagesa e pushimeve për vitin 2020 dhe 2022 është paguar për të gjithë punonjësit e Fondit, pas së cilës deri në ditën e kontrollit janë tërhequr 164 padi, 137 janë në proces ankimimi dhe 39 lëndë  janë aktive, për të cilat ka paqartësi rezultati përfundimtar”.

Ata gjithashtu shtojnë se auditimi vazhdimisht vë në dukje dobësitë në funksionimin e sistemit IT të Fondit shëndetësor për shkak të mungesës së një strategjie të IT-së, mungesës së stafit të IT-së dhe strukturës së vjetëruar të serverit, që në vitin 2023 rezultoi me një sulm kibernetik ndaj sistemit IT të Fondit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING