(VIDEO) Qeveria e re nesër në Kuvend, Mickoski thotë se e kanë kthyer tre të katërtën e pushtetit

(VIDEO) Qeveria e re nesër në Kuvend, Mickoski thotë se e kanë kthyer tre të katërtën e pushtetit

Propozimi i VMRO-DPMNE-së për përbërjen e re Qeveritare, të martën do të jetë në Kuvend. Pas shqyrtimit të grupeve parlamentare, propozimi pritet të votohet, shoqëruar me debat që mund të zgjas jo më shumë se tre ditë. Në ndërkohë, në prag të formimit të Qeverisë, në ceremoninë solemne kushtuar 34 vjetorit të formimit të partisë, kryetari Hristijan Mickoski tha se nuk do të lejoj që VMRO të bëhet LSDM-ja që ishte dhe është tani, dhe as që VLEN të bëhet si BDI.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Për disa ditë Maqedonia do të ketë Qeveri të re, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Në këtë periudhë, kur dakordoheshte kjo qeveri, me vëmendje kam dëgjuar nga qendra të caktuara politike nga opozita e re, se ju kemi dhënë shumë koalicionit VLEN. Ne të paktën kemi kthyer ¾ funksionet që ata i humbën, na thonë se kemi dhënë shumë. Po le të jetë edhe ashtu, dua të them se ne as nuk japim, as nuk marrim, sepse Maqedonia është shtet i përbashkët”.

U zotua se do të sanksionojë dhe do të kërkojë përgjegjësi nga secili funksionar që nuk do të punojë konform ligjit.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Deri sa koalicioni shqiptarë dhe të tjerët punojnë sipas ligjit dhe në interes të shtetit do të jemi partnerë të barabartë në Qeveri. Por nëse ndonjëri përfshihet në krim ose agjenda të tjera, do të sanksionohet menjëherë qoftë edhe nga VMRO-DPMNE dhe do të kërkohet përgjegjësi. Nuk do të lejoj që VMRO të bëhet LSDM-ja që ishte dhe është tani, dhe as që VLEN të bëhet si BDI. Do të ketë punë dhe përgjegjësi”.

Si kryeministër i ardhsëhm u shpreh se do të sillet njësoj me të gjithë ish kryetarët e VMRO-së, si me Lupço Giergievskin edhe me Nikolla Gruevskin, pavarsisht asaj sa sa të afërta ose largëta mund të jenë qëndrimet e tyre.

Në këto 34 vite, u shpreh Mickoski VMRO DPMNE ka pasur shumë momente të ndritura, hapa briliante, të cilat i kanë bërë krenarë, por gjithashtu tha se ka pasur momente edhe kur janë bërë gabime.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING