(VIDEO) Mickoski shpalosi emrat e Qeverisë së re

(VIDEO) Mickoski shpalosi emrat e Qeverisë së re

Mandatаri për përbërjen e qeverisë së re Hristijan Mickoski pas seancave të komitetit ekzekutiv dhe qëndror të VMRO-DPMNE-së i bëri të ditur propozimet për ministra në Qeverinë e re. Mickoski tha se në qeverinë e re do të jenë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM dhe se përbërja e qeverisë së tij do të dorëzohet në Kuvend ditën e martë pas së cilës duhet të caktohet seanca parlamentare për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.

Me publikimin e emrave nga të gjitha partitë politike, qeveria e re pritet të jetë si në vijim:

Kryeministër: Hristijan Mickoski

Zëvendës kryeministër i parë – Izet Mexhiti

Zëvendës kryeministër për sistem politik – Ljupço Dimovski

Zëvendës kryeministër për Qeverisje të mirë – Arben Fetai

Zëvendës kryeministër – Aleksandar Nikollovski

Zëvendës kryeministër – Ivan Stoilkoviq

 

Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë Ndërkombëtare – Timço Mucunski

Ministër i Financave – Gordana Dimitrievska Koçovska

Ministër i Mbrojtjes – Vlado Misajllovski

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Aleksandar Nikollovski

Ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski

Ministër i Arsimit – Vesna Janevska

Ministër i Digjitalizimit – Stefan Andonovski

Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Zoran Lutkov

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Zlatko Perinski

Ministër i Sportit – Borko Ristovski

Ministër i Komuniteteve – Ivan Stoilkoviq

Ministër i Energjetikës dhe Minierave – Sanja Bozhinovska

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave – Cvetan Tripunovski

Ministër pa resor për Implementimin e strategjisë së romëve – Shaban Saliu

Ministra nga rradhët e “VLEN”-it do të jenë:

Ministër i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor – Izet-Mexhiti

Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari

Ministër i Integrimit Europian- Orhan Murtezani

Ministër i Ekonomisë dhe Punës -Besar Durmishi

Ministër i Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë -Fatmir Limani

Ministra nga “ZNAM” do të jenë:

Ministër i Drejtësisë – Igor Filkov

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Goran Minçov

Mickoski gjatë prezentimit të emrave të ministrave të dielen në mbrëmje tha se kjo qeveri ka plane ambicizoe dhe do të jetë qeveri e qytetarëve.

HRISTIJAN MICKOSKI, MANDATAR

Ne kemi një plan ambicioz për reforma dhe projekte, zbatimi i të cilave do të nisë që në ditën e parë. Tashmë kemi dorëzuar disa gjëra ende të pa filluara që kanë qenë qëllimi dhe premtimi ynë kryesor dhe themelor gjatë fushatës, por tani duhet të dorëzojmë projekte dhe zgjidhje dhe të bëjmë atë që është më e rëndësishmja, që është t’i kthejmë Maqedoninë popullit. Kjo do të jetë qeveri për ju, punë për të gjithë ju”.

Mickoski e ka marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 6 qershor dhe kishte afat kohor prej 20 ditësh për të paraqitur programin dhe propozimin e përbërjes së qeverisë në Kuvend.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING