(VIDEO) Temperatura ekstreme deri në 46 gradë, vdesin 14 haxhinj në Mekë

(VIDEO) Temperatura ekstreme deri në 46 gradë, vdesin 14 haxhinj në Mekë

14 haxhinj, shtetas jordanezë kanë ndërruar jetë gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të të nxehtit përvëlues. Njoftimin e bëri Ministria e Jashtme e Jordanisë, e cila foli edhe për 17 të zhdukur.

Kryqi i Kuq iranian konfirmoi po ashtu vdekjen e pesë pelegrinëve nga Irani, por pa përmendur arsyet. Zyrtarë jordanezë pohuan se janë duke vazhduar kërkimet për personat e raportuar sit ë zhdukur. Ata po i koordinojnë veprimet me autoritetet saudite, e po kështu po ndjekin procedurat qoftë për varrosjen e të vdekurve në vend apo kthimin e tyre në atdhe, sipas dëshirave të familjarëve.

Edhe Greqia po përballet me një valë vdekjeprurëse të të nxehtit ekstrem me temperatura mbi 40 gradë Celsius. Pesë turistë kanë humbur jetën për shkak të valës së të nxehtit. Një turist holandez 67-vjeçar u gjet i vdekur në Kretë. Mediat raportuan se një turist francez 70-vjeçar humbi jetën teksa ecte në një plazh në Sitia, Kretë, ndërsa një tjetër prej turistëve u gjet i vdekur pranë një zone arkeologjike pranë qytetit verilindor të Malias. Autoritetet greke kanë vendosur në fuqi një alarm të nivelit të tretë të nxehtësisë, duke iu bërë thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangnin aktivitetet në natyrë. Sipas meterologëve kjo është vala më e hershme e të nxehtit e cila nuk është parë përpara 19 qershorit. Në disa zona temperatura theu rekord deri në 44 gradë Celsius. Autoritetet shëndetësore kanë rritur alarmin se temperaturat e larta mund të rrisnin numrin e vdekjeve duke iu referuar rastit të prezantuesit të BBC Michael Mosley që humbi jetën për shkak të të nxehtit.

Vala e të nxehtit pritet të godasë këtë javë edhe Italinë ku temperaturat pritet të shënojnë rekorde.

Spanja, gjithashtu, do të ketë sipas meterologëve disa luhajte ekstreme të motit, pasi në disa qytete mund të ketë përmbytje në disa të tjera temperatura mbi mesataren.

Ndërkaq miliona amerikanë po përballen me kushte të rrezikshme të motit. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, një valë të nxehti do të godasë gjatë ditëve në vijim perëndimin dhe verilindjen e SHBA. Nga ana tjetër edhe Pekini është goditur nga valë e të nxehtit. Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi një alarm për temperatura të larta në shumë rajone. /SHENJA/

MARKETING