(VIDEO) Krerët shtetëror dhe të partive politike urojnë besimtarët muslimanë

(VIDEO) Krerët shtetëror dhe të partive politike urojnë besimtarët muslimanë

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova me rastin e festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit, dërgoi një mesazh urimi krerët e Bashkësisë Fetare Islame, Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame.

Gordana Siljanovska Davkova, presidente

“Të japim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin, së bashku në të mirë e në të keq, pa dallim feje, etnie, gjinie apo çfarëdo përkatësie dhe të punojmë për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.

Kryeministri Talat Xhaferi gjithashtu uroi për mirëqenie dhe paqe, duke përmendur lutjet e haxhilerëve të cilët janë në rrugën e shenjtë të haxhit.

Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

“Kam kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe myslimane, Kurban Bajrami, dhe të shpreh gëzimin që kjo ditë e shënuar na gjen gjallë dhe shëndoshë”.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në urimin e tij theksoi se festa e Kurban Bajramit është ndër festat më kuptimplote që flet me historikun e saj të flijimit të më të dashurës dhe më të shtrenjtës për idealet më të larta e sublime.

Afrim Gashi

“Ngjarja e babait të monoteizmit, Ibrahimit, me të birin e tij, Ismailin, është jo vetëm skena më prekëse në shiritin e historisë, por është edhe ngjarja më mbresëlënëse në kuptim të gatishmërisë së njeriut për të flijuar dhe për t’u flijuar për një premtim dhe për një vlerë të përtejme. E gëzofshi për jetë të jetëve Bajramin e Kurbanit!”.

Besimtarët muslimanë i kanë uruar edhe krerët e partive politike, të cilët janë lutur për rritjen e humanitetin njerëzor dhe kujdesit në këto ditë festive.

/SHENJA/

MARKETING