Goli i Bajramit hyn në histori, Totti bën komentin epik

Goli i Bajramit hyn në histori, Totti bën komentin epik

Nedin Bajrami hyri në histori, duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e kampionateve europiane, dhe duke lënë kështu pas golin e një futbollisti rus ndaj Greqisë.

Në sekondën e 23 pas nisjes së ndeshjes, Bajrami gjeti rrjetën e italianëve, duke ngritur peshë zemrat e qindra mijëra tifozëve kuqezi. Goli i jashtëzakonshëm i Bajramit ka bërë jehonë në mediat më të njohura botërore, të cilat shkruajnë se ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Evropianit.
Disa nga mediat më në zë që i kanë kushtuar hapësirë golit të shqiptarit Nedin Bajrami janë Daily Mail, The Independent, Nju Jork Times etj. Por jo vetëm kaq, goli i fantazistit shqiptar ka lënë pa fjalë edhe legjenda të futbollit si Francesco Totti.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, Totti habitet nga goli “rrufe” i Bajramit. “Po bëni shaka”, – thotë ai i befasuar. “Mos është ndonjë montazh kjo”, – thotë një miku i tij.

MARKETING