(VIDEO) Fetai: Kurban Bajrami ngërthen tri ngjarje të rëndësishme që drejtuan botën

(VIDEO) Fetai: Kurban Bajrami ngërthen tri ngjarje të rëndësishme që drejtuan botën

Kurban Bajrami ngërthen tri ngjarje të rëndësishme që drejtuan botën drejt rrugëtimit të drejtë të njerëzimit. Me këtë mesazh ka nisur urimin e tij reisi Shaqir Fetai. Ai theksoi se në këto ditë përfundoi shpallja e Kura’anit Famëlartë, me të cilin një herë e përgjithmonë u dhanë konceptet hyjnore mbi Zotin, njeriun dhe shoqërinë.

 

SHAQIR FETAI, KREU I BFI-SË

 “Në këto ditë kryhet kushti i pestë Haxhi në Mekken fisnike, në Qa’be, Arafat, Mine, Muzdelife dhe shumë obligime tjera, ndërsa pjesëtarët e Islamit në të gjithë botën kryejnë obligimin e therrjes së kurbanëve duke u inspiruar nga Ibrahimi a.s. dhe Muhamedi a.s. Të gjitha këto porosi hyjnore nga i Madhi Zot i japin vlerë të lartë festës së madhe të Kurban Bajramit. Andaj, kjo festë paraqet lidhshmëri me Zotin e Plotfuqishëm, përkushtim ndaj porosive të tij, edukim i shpirtit për sakrificë në vepra të mira, vetëdije për njeriun si vepër më madhore e Zotit, inspirim dhe gatishmëri për ngritjen e jetës, vlerave, humanitetit, barazisë, paqës, tolarancës në mes njerëzve”

 

Fetai ka theksuar se Festa e Kurban Bajramit simbolizon devotshmërunë e nivelit të lartë, na mëson të duam dhe t’i shërbejmë njëri tjeteit, të duam vetveten, familjen dhe njeriun e në veçanti të duam vendin ku jemi lindur duke mos e shkretuar atë duke migruar në vende të ndryshme të botës.

 

SHAQIR FETAI, KREU I BFI-SË

“Mesazhi i Kurban Bajramit na mëson që ne t’i qasemi jetës në vendin e nënave ku na kanë lindur, sepse ky vend  ndjen dhimbje kur ia kthen shpinën, ç’do kush në vendin ku jeton dhe vepron ka obligim të ngritjes së punës së tij, zhvillimit të vendit të tij, për të ngritur një shoqëri ku femijët tanë do të jetojnë të lumtur”

Festa e Kurban Bajramit me të gjitha vlerat dhe elementet e saja ritualistike tregon konceptin e ngritjeve të shoqërive duke na mësuar se nuk ka vepra madhore pa sakrufica madhore dhe se ndihma e Zotit intervenon atëherë kur me përkushtimin më të madh japim gjithçka nga vetja, sinqeritetin, angazhimin, dijen, për një të ardhme më të mirë. /SHENJA/

 

MARKETING