(VIDEO) RMV ka marrë lavdata nga zyrtarët amerikanë për kontributin e shtuar për aleancën veriatlantike

(VIDEO) RMV ka marrë lavdata nga zyrtarët amerikanë për kontributin e shtuar për aleancën veriatlantike

Ambasadorja e SHBA-së në NATO Julianne Smith deklaroi se 75-vjetori i Aleancës do të festohet në Samitin e NATO-s në korrik në Uashington, por edhe se do të diskutohen një sërë temash. Ajo potencoi se vëmendje do t’i kushtohet barrës që shumë vende kanë mbajtur gjatë dekadës së fundit për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Në një intervististë për MIA, në këtë kontekst, ajo ka falënderuar edhe Maqedoninë e Veriut.

JULIANNE SMITH AMBASADORE E SHBA-SË NË NATO

“Këtu dua të falënderoj vërtet Maqedoninë e Veriut. Ky është një vend që ka marrë vendime vërtet të vështira për të arritur pragun prej 2% të Bruto Prodhimit Vendor për mbrojtjen. Maqedonia e Veriut tani është mbi pragun, mbi 2 %, dhe ne i mirëpresim ato përpjekje dhe të gjitha vendet që e kanë bërë atë”

Ajo theksoi se deri më tani rreth dy të tretat e shteteve anëtare ndajnë më shumë se 2%  të BPV-së së tyre për mbrojtje. Smith gjithashtu thekson se Maqedonia e Veriut ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për mbështetjen e Ukrainës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING