Sindikatat: Nëse rritet çmimi i energjisë elektrike rriten edhe çmimet tjera!

Sindikatat: Nëse rritet çmimi i energjisë elektrike rriten edhe çmimet tjera!

Lidhja e Sindikatave të RMV-së paralajmërojnë se nëse do të rritet çmimi i energjisë elektrike, do të pasojë një valë e re rritjesh. Ata thonë se sipas informacioneve, energjia elektrike vendase pritet të shtrenjtohet për rreth 5 %.  Ata theksojnë se nëse kjo nuk parandalohet, do të pasojë një periudhë e vështirë. Rritja e çmimit të bukës do të jetë vetëm fillimi, thonë ata. “Kjo do të thotë një tjetër zhvlerësim i pagës mesatare minimale, por edhe një rritje tjetër e shportës minimale. Nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, do të rriten edhe çmimet e të gjithë artikujve dhe të gjithë atyre aktiviteteve shërbyese që lidhen normalisht me energjinë elektrike.  Do të na presë një periudhë e vështirë, por të shpresojmë se do të gjenden zgjidhje të caktuara, thotë Ljupço Radovski nga Lidhja e Sindikatave të RMV-së.

MARKETING