(VIDEO) Gjykata vendosi: Qani Nesimi është myfti i Tetovës

(VIDEO) Gjykata vendosi: Qani Nesimi është myfti i Tetovës

Gjykatës Civile në Shkup, ka vendosur që Qani Nesimi të jetë Myfti i Tetovës. Në gjykatën Civile Shkup si gjykatë kompetente në zgjidhjen e kontestit ligjor mes BFI – Shkup dhe Muftinisë së Tetovës në prezencë të përfaqësuesve të dy palëve në seancë e radhës gjyqësore të mbajtur me datë 03.06.2024, rreth shkarkimit të Muftiut të deri tanishëm Prof. Dr. Qani Nesimi, dhe emërtimit UD Muftiut Selver Xhemaili, gjykata Civile Shkup ka të sjellur vendim të përkohshëm nga ku nga Muftinija e Tetovës sqarojnë se Qani Nesimi mbetet Mufti i Tetovës – a njëherit i ndalohet BFI – Shkup dhe Selver Xhemailit që të ndërmarrin aktivitete të mëtutjeshme në dëm të Muftinisë së Tetovës, prfshi dhe paraqitjen e tij UD Mufti në Tetovë, ndërsa regjistri qendror i RMV – Shkup obligohet të bëjë ndryshimin e të dhënave në regjistrin e Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjioze me çrast rikthehet emri i Muftiut Qani Nesimi dhe shlyhet emri i UD Muftiut, Selver Xhemaili. Vendimi i masës së përkohshme të Gjykatës Civile Shkup në mënyrë zyrtare të zbatohet edhe në departamentin për regjistrimin e bashkësive fetare pranë kësaj gjykate.

MYFTINIJA E TETOVËS

Kujtojmë opinionin se me datë 08.11.2023 në mënyrë joligjore nga ana e BFI – Shkup ishte shkarkuar Qani Nesimi nga detyra e Muftiut të Tetovës, i cili vendim u kontestua me unanimitet nga organi bazë kushtetues kompetent Muftinia e Tetovës, duke e vlerësuar si të pa bazë, joligjor dhe anti kushtetues, njëherit mëxhlisi i xhemateve të Muftinisë së Tetovës me shumicë absolute mbështeti Qani Nesimi për Mufti të Tetovës”.

Ndërkaq, me datë 04.03.2024 shumica absolute e hoxhallarëve të Muftinisë së Tetovës deri tek BFI ngritën iniciativë me përkrahje dhe mbështetje të Muftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi, dhe të njejtit kërkuan që të tërhiqet vendimi, siç e quajtën ata, joligjor dhe antikushtetues i emërtimit UD Muftiut Selver Xhemaili.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING