Takohen Siljanovska dhe Osmani: Duhet të bashkëpunojmë që të vazhdojë procesi eurointegrues
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë një samiti në Shkup.
“Në takim është vlerësuar se të dy shtetet kanë dialog të shkëlqyeshëm politik dhe është shprehur interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral të përgjithshëm dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.
Presidentja Siljanovska Davkova ka potencuar se në interes të stabilizimit të mëtejmë dhe prosperitetit ekonomik të rajonit është e domosdoshme që të investojmë në bashkëpunimin rajonale, që të sigurohet zhvillim i pandërprerë i procesit eurointegrues të shteteve nga rajoni, si dhe realizimi të agjendës reformuese. Për këtë, dy presidentet kanë ndarë mendimin për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për sfidat politike dhe të sigurisë në planin rajonal dhe multilateral”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Kabinetit të Siljanovskës.
Është shprehur edhe gatishmëria për bashkëpunim në planin ekonomik dhe infrastrukturor.