(VIDEO) SHBA dhe Franca kërkojnë që Qeveria e re të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së

(VIDEO) SHBA dhe Franca kërkojnë që Qeveria e re të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së. Ky mesazh është dhënë në takimin mes delegacioneve të udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emanuel Macron, që është mbajtur në Francë.

Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, SHBA dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së dhe të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare.

SHTËPIA E BARDHË

Biden dhe Macron diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e integrimit evropian të rajonit. Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën bashkëpunimin e vazhdueshëm të ngushtë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian me qëllim të rritjes së prosperitetit dhe forcimit të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit”.

Qeveria e re që pritet të formohet në Maqedoninë e Veriut, ku mandatar është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, hezitonë ta përmendË emrin “Maqedonia e Veriut”, por vetëm Maqedoni. E para që tha Maqedoni, pa e Veriut, ishte Presidentja e sapo zgjedhur, Gordana Siljanovska, dhe kjo hasi në shumë reagime nga ndërkombëtarët, e sidomos nga shteti i Greqisë, pasi sipas tyre, me këtë mënyrë nuk respektohet Marrëveshja e Prespës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING