Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të garës së vrapimit

Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të garës së vrapimit

Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor nesër në periudhën prej orës 6:30 deri në 11:30 për shkak të mbajtjes së garës atletike do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët ku do të lëvizin garuesit nëpër Shkup.

MARKETING

Description of image

“Fillimi i garës është nga bulevardi “Jane Sandanski” (korsia e djathtë), më pas në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Serbia” dhe “Vidoe Smilevski Bato” deri në kryqëzimin me rrugën “Vlladimir Komarov”, në pjesën e rrugës “Vasko Karangelevski” (në të dy drejtimet e lëvizjes), në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Jane Sandanski” deri te kryqëzimi me bulevardin “ASNOM” si dhe në pjesën e bulevardit “ASNOM” (korsia e djathtë) dhe në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Kiro Gligorov” dhe bulevardin “Serbia” deri në kryqëzimin me rrugën “Vasko Karangelevski”, njoftoi SPB Shkup.

Nga aty apelojnë qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

MARKETING