Sot mbahet testi ekstern i maturës shtetërore

Sot mbahet testi ekstern i maturës shtetërore

Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern zgjedhir nga matura shtetërore. Shumica e kandidatëve (13 198) janë regjistruar për testin e gjuhës angleze.

Në provimin e matematikës janë 1356 nxënës, 114 për gjuhë gjermane, 37 për gjuhë frenge, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë ruse dhe Filozofi.

Javën e kaluar maturantët mbajtën testin e parë ekstern në gjuhën e tyre amtare, kurse deri më 8 korrik, Qendra Shtetërore e Provimeve do t’i publikojë rezultatet e testit.

Në sesionin e qershorit 6341 maturantë gjimnazistë janë të paraqitur, 8230 nga shkollat profesionale dhe 263 nga shkollat e arteve.

Mbajtja e provimit mbahet në hapësira më të mëdha për shkak të kontrollit më të madh, kurse maturantët që nuk janë paraqitur në sesionin e qershorit ose nuk kalojnë provimin, do të mund të paraqiten në sesionin e gushtit, kurse provimet do të mbahen më 12 dhe 14 gusht.

MARKETING