(VIDEO) Agjencia e Ushqimit: Në përgjithësi qytetarët hanë ushqim të sigurt dhe cilësor

(VIDEO) Agjencia e Ushqimit: Në përgjithësi qytetarët hanë ushqim të sigurt dhe cilësor

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AHV) konstaton se në përgjithësi qytetarët hanë ushqim të sigurt dhe cilësor. Drejtori i Agjencisë, Nikolçe Babovski, gjatë konferencës së sotme për media me rastin e 7 qershorit, Ditës Botërore të Ushqimit të Sigurt, informon se në pesë muajt e parë të vitit janë kryer gjithsej 22 mijë kontrolle inspektuese.

Nikolçe Babovski, Drejtori i AHV-së

“Inspektorët, aktualisht rreth 180, po e kryejnë punën e tyre me ndërgjegje dhe se të gjitha masat për sigurinë ushqimore që zbatohen në BE zbatohen edhe në vendin tonë. Ndodh që disa nga vendet e BE-së të na i kthejnë ushqimet e eksportuara dhe në raste të tilla gabimi është më së shumti në prodhimin primar, në terren, ku përdoren pesticide të caktuara”.

Sipas njoftimit të Agjencisë, që nga fillimi i vitit janë dorëzuar 79 nisma nga qytetarët për mbikëqyrje inspektuese, prej të cilave 32 kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore. Sipas raporteve, qytetarët janë ankuar për blerje ushqimesh të skaduara, ushqime të përgatitura dhe të servirura në kushte johigjienike, ushqime pa etiketa, dyshime për helmim nga ushqimi, si dhe ankesa të tjera lidhur me cilësinë e produkteve ushqimore. Nga numri i përgjithshëm i iniciativave të paraqitura në fushën e sigurisë ushqimore, Babovski bën të ditur se prej tyre katër janë refuzuar si të pabazuara.

/SHENJA/ 

MARKETING