(VIDEO) VMRO propozon që qeveria e ardhshme të ketë 23 ministri

(VIDEO) VMRO propozon që qeveria e ardhshme të ketë 23 ministri

Qeveria e re do të ketë 23 ministri, pra përbërjes Qeveritare i shtohen 3 ministri të reja. Një ditë para se ta marrë mandatin për të formuar Qeverinë, kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti Hristijan Mickoski dorëzoi në Kuvend propozim ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore. Ky propozim-ligj siç bëri ai me dije është dorëzuar në procedurë të shkurtuar. Kryetari Mickoski sqaroi riorganizimin e ministrive, të cilat parashihen në këtë propozim ligj.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, praktikisht do të jetë ministri që so t’i përfshijë një pjesë të kompetencave të Ministrisë së vjetër për Ekonomi, ndërsa kësaj Ministrie do t’i shtohet segmenti punë, që punëdhënësit dhe punëtorët të jenë në një vend dhe bashkërisht t’i realizojnë të drejtat e tyre dhe dialogun. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të jetë tani Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Agjencia për Rini dhe Sport, nuk do të ekzistojë dhe do të kemi ministri të posaçme për sport”.

Risi siç përmendi ai do të jetë edhe krijimi i Ministrisë së Energjetikës.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Kompetencat që i kishte Ministria e Ekonomisë në pjesën e Minierave dhe Energjetikës, do të jenë pjesë e Ministrisë së re për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale dhe gjithashtu pjesa e turizmit në Ekonomi do të bashkohen në ministrinë e re, Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm. Do të kemi ministri të re që do të ketë për detyrë të zbatojë projekt të rëndësishëm që do ta rrisë transparencën dhe sundimin e së drejtës, do ta ulë dyshimin për korrupsion në administratë, kjo është Ministria për Digjitalizim”.

Gjithashtu ministri te re, do të jetë Ministria e Administratës.

Për miratimin e këtij ligji nevojiten 80 deputetë. Mickoski tha së kërkon mbështetjen e të gjithë deputetëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING