Osmani: Votimi në NATO, hap i rëndësishëm për fatin e Kosovës

Osmani: Votimi në NATO, hap i rëndësishëm për fatin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Osmani në një postim në “X”, ka shkruar se NATO është fati i Kosovës.

“Mirënjohës për të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet.

Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani.

Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që u mbajt sot në Sofje të Bullgarisë.

MARKETING