Mijallkov nga sot nuk do të jetë më në burg

Mijallkov nga sot nuk do të jetë më në burg

Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 është larguar nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”, thotë drejtori i burgut për “360 Gradë” Valon Qura.
“Ai u largua sot, 9:20 – 9:30. Respektonte rregullat e shtëpisë, ishte shembull i mirë për të dënuarit e tjerë, ndihmonte të tjerët në detyrat e punës brenda burgut, rregullimin e parkut etj.”, thotë Qura.

Drejtori pohon se Mijalkov punonte si shofer për nevojat e burgut.

“Deri dje ka funksionuar. Veturën e ka drejtuar për nevojat tona, përmes Strugës dhe Ohrit”, tha shkurt Qura.

Ai i hedh poshtë si spekulime dyshimet në opinion se Mijalkov nuk ka qenë fare as në burg.

Mijalkov lirohet nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025. Kështu vendosi Gjykata e Apelit në Shkup pas ankesës së tij kundër vendimit të Gjykatës Penale, sipas të cilit fillimisht ishte paraparë të lirohej me kusht në fund të vitit.

Apeli i Shkupit e pranoi ankesën e tij në seancën me dyer të mbyllura të mbajtur më 14 maj.

MARKETING