(VIDEO) IRI: 68% e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin anëtarësimin në BE

(VIDEO) IRI: 68% e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin anëtarësimin në BE

68% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE. Kurse në Kosovë dhe Shqipëri besueshmëria e qytetarëve është e lartë dhe shkon deri më 92%. Kështu thuhet në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor nga Qendra për Vështrime në Hulumtimet e Anketave, në kuadër të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI). Në pyetjen se a do e mbështesnin anëtarësimin në BE nëse një referendum do të mbahej sot, shumica dërmuese në pesë nga gjashtë vendet u përgjigjën që do të votonin për t’iu bashkuar aleancës.

Instituti Ndërkombëtar Republikan

Ekziston një dëshirë e madhe në të gjithë Ballkanin për t’i forcuar lidhjet ekonomike me vendet perëndimore dhe për t’u anëtarësuar në BE. Kjo mbështetje e gjerë tregon se njerëzit në të gjithë rajonin besojnë se integrimi i mëtejshëm me Bashkimin Evropian mund të ndihmojë në arritjen e prosperitetit të qëndrueshëm”.

Në të gjashtë vendet, korrupsioni u shfaq si një çështje me prioritet të lartë. Kurse papunësia, çmimet e larta dhe kostoja e jetesës ishin shqetësimi më i madh për qytetarët në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se shumica në pesë nga gjashtë vendet e anketuara besojnë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është plotësisht ose disi e pajustifikuar. Në Serbi, megjithatë, një shumësi prej 49% mendojnë se Rusia është plotësisht ose disi e justifikuar.aq si një çështje me prioritet të lartë.

Instituti Ndërkombëtar Republikan

Ndërsa këto shifra janë kryesisht pozitive, përgjigjet nga Serbia janë shqetësuese. Nëse paqja dhe siguria janë objektivat afatgjata në Ballkan, alternativa më e mirë për Serbinë është të refuzojë propozimet ruse dhe të ndërtojë lidhje më të forta me Perëndimin”.

Sipas drejtorit të IRI-it për Evropën Paul McCarthy, në kontrast të madh ndaj këtij orientimi pro-Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qëndron Serbia, ndërkohë që përkrahja për kursin pro-evropian është zbutur edhe në vendet si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të dyja shtete anëtare të NATO-s.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING