(VIDEO) Osmani: Ka ardhur koha për të thyer tabunë e fundit
Fronti Europian ka mbajtur mbrëmë tubimin qendror në sheshin Maqedonia. Në këtë tubim morrën pjesë të gjithë krerët e partive politike që përbëjnë këtë frontë. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njiherit edhe bartës liste në njësin zgjedhore numër 6, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij para simpatizanteve, tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Europë dhe se atje, nuk mundet të shkohet vet, por duhet të gjithë së bashku. Duke folur për frontin, Ahmeti tha se ky bashkim i partive politike, është bashkim me mision fisnik për të gjithë qyetarët e Maqedonisë së Veriut.
ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM DHE BARTËS LISTE NË NJËSIN ZGJEDHORE NUMËR
“Neve njerëzit na u janë rrallu, janë pakësu, si ti kthejmë njerëzit nga Europa të kthehen këtu, vetëm duke e futur vendin në Bashkimin Europian. Ska zgjidhje tjetër, mos të shofin ëndra patriotike, se do të bëjnë fabrika Hristijani dhe Gordana. Ardhmëri vendi ka vetëm duke antarësu në BE”.
Të pranishmeve ju drejtua edhe kandidati për President, i mbështetur nga Fronti Europian, Bujar Osmani, i cili tha se pas kryeparlamentarit dhe kryeministrit të parë shqiptar, tani është koha edhe për Presidentin e parë shqiptar, për të thyer siç tha, tabunë e fundit që deri më tani nuk mund të paramendohej për një qytetar që nuk i takonte shumicës.
BUJAR OSMANI,KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA FRONTI EUROPIAN
“Maqedonia e Veriut përsëri është para një sfide, përsëri jemi në një udhëkryq, sot ofrohen para nesh dy opsione, të cilat janë kundër thënëse njëra me tjetrën. Njëri opsion është izolimi-opsioni i supremacisë etnike që kërkon 61 deputet, për të na përjashtuar të gjithë ne nga vendimarrjet, është opsioni që dëshiron të na e ndal rrugën tonë drejt integrimit dhe kemi opsionin tjetër të Frontit Europian, është vizioni ynë për Maqedonin e Veriut, si vend i unitetit, vend i shpresës dhe vend i mundësive”.
Osmani ftoi qytetarët që të besojnë në vetvete dhe siç tha, ëndrrat do të bëhen realitet. Në këtë tubim, nga sheshi Maqedonia të pranishmëve ju drejtuan edhe krerët e partive politike të bashkuara në Frontin Europian.
Samir Mustafa /SHENJA/