(VIDEO) Pendarovski: Bashkëjetesa është një nga dy shtyllat kryesore të progresit
Lidhja Sociale Demokrate dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane, gjatë ditës së djeshme fushatën e tyre presidenciale dhe parlamentare e kanë shtrirë në kryeqytet. Kandidati për President,i mbështetur nga LSDM, Stevo Pendarovski, i cili pretendon të fiton edhe një mandat, gjatë tubimit në Shkup, potencoi se krahas aspiratave euro-atlantike, bashkëjetesa është një nga dy shtyllat kryesore të progresit të vendit. Sipas tij, për raportet ndëretnike, opozita fare nuk mban llogari. Duke folur për opozitën maqedonase, Pendarovski tha se ata para çdo zgjedhjeve, kërkojnë 61 deputet për pretendimet se mos të kushtëzohen nga shqiptarët, kurse para disa ditëve, Pendarovski tha se të njejtit bënë thirrje për front patriotik gjithëmaqedonas, skurse në kohën e regjimit, duke mos mbajtur siç tha ai, llogari se homogjenizimi etnik në një vend multietnik është resetë për destabilizim.
STEVO PENDAROVSKI,KANDIDAT PËR PRESIDENT
“Ideja e fundit e promovuar në fushatën e tyre është propozimi për një kushtetutë krejtësisht të re civile, për të cilën partia opozitare ende nuk ka thënë pse na duhet dhe nëse një kushtetutë e tillë mund të shkelë konceptin e përcaktuar me Marrëveshjen Kornizë”.
Në këto zgjedhje, ne jo vetëm që vendosim se cila parti do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme, por po zgjedhim edhe mes shpresës për një të nesërme më të mirë dhe mos tërheqjes nga Bashkimi Evropian nga njëra anë dhe mungesës së shpresës, izolimit ndaj rrugës për në Bruksel nga ana tjetër. Kështu u shpreh kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili është edhe bartës liste në njësin zgjedhore numër 1.
DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYETAR I LSDM-së
“E drejta e votës është simboli më i vlefshëm i demokracisë. Prandaj, është shumë e rëndësishme kujt i jepni votën dhe të drejtën për të udhëhequr vendin në katër vitet e ardhshme. Jam i vetëdijshëm se ky vendim nuk është i lehtë. Por mos harroni, më 8 maj zgjedhja nuk do të jetë vetëm mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së. Më 8 maj, dhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale tani të mërkurën, vendosim midis shpresës për një të ardhme më të mirë dhe të begatë në BE dhe mungesës së shpresës, dëshpërimit dhe kthimit në kohët e errëta kur Maqedonia udhëhiqej nga mentori i Mickoskit – Nikolla Gruevski”.
Kovaçevski tha se të gjithë bartësit e listave për deputet nga LSDM dhe koalicioni janë njerëz që janë të gatshëm të investojnë të gjitha njohuritë, aftësitë, përvojën dhe kapacitetin e tyre në planin e tyre për një Maqedoni Evropiane.
Samir Mustafa /SHENJA/