Taravari: Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”

Taravari: Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari në një ndër zotimet e tij në platformën politike thekson qartazi që do të kujdeset që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”.

“Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve” dhe që gjuha shqipe, në alfabetin e saj, të jetë gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës në nivel të barabartë me gjuhën maqedonase”, qëndron në platformën politike të kandidatit për president Arben Taravari.

MARKETING